“E kisha oksigjen”, mjeku i njohur rrëfen i përlotur humbjen e vajzës në moshën 23-vjeçare në Itali

217
0

E kemi parë të flasë plot pasion për profesionin e tij, por sot “Shije Shtëpie” në Tv Klan e sjell mjekun e njohur Shkëlqim Balili nën një prozhektor tjetër. Pa dorezat, përparësen e bardhë apo përvojën e mjekut, ai rrëfen ngjarje të jetës së tij, nga fëmijëria e deri tek tragjedia më e madhe që mund të përjetojë një prind. Një fotografi familjare e kthen kohën pas, në vitet kur njeriu që e quan “oksigjeni i tij” i përkiste ende kësaj jete.

Shkëlqim Balili: Tani këtu është familja ime. Aty jam unë, mamaja, Ervini, Vera dhe Mirela, që nuk është sot. Mirela ka qenë goca ime, unë Mirelën e kisha oksigjen dhe në ’97-ën, ajo ishte në Universitetin e Firences në Karexhi dhe aty u bë një aksident me makinë dhe pas 19 ditësh humbi jetën, 23 vjeç. Kam kaluar një tragjedi të jashtëzakonshme dhe pastaj nuk mbaj mend si kam ardhur këtu nga Italia sepse u bë autopsia dhe gjërat e tjera atje dhe nuk mundi të shpëtojë.

Problemi që e bëri mjekun të vuante më shumë ishte pamundësia për të marrë një vizë që të udhëtonte drejt Italisë. Fatmirësisht, një mikeshë e ndihmoi asokohe dhe në mbërritjen në vendin fqinj, mjekët italianë e lejuan të hynte në sallë.

Transportimi i Mirelës nga një spital tek tjetri, shkaktoi dëmtime në damarët sepse kishte fraktura të shumta, ndaj u desh të dhurohej shumë gjak. Në një rast të tillë, ndryshimi i sasisë së gjakut në organizëm krijon ndërlikim .

Shkëlqim Balili: Mirela u nda nga jeta dhe e kam vuajtur shumë. Pastaj kur erdha këtu, Ervini ishte në atë kohë 20 vjeç dhe ai ishte i pari që u godit. Kjo vazhdonte Mjekësinë, ai ishte për Financë atje. Ishte i pari që u godit nga humbja e motrës. Pas shumë peripecish, kur erdhëm këtu, nuk mbaj mend si kam ardhur në Shqipëri, vetëm mbaj mend që kishin ambulancat e maternitetit që më morën.

Dhe pastaj e futa në një kasafortë të vogël vajzën dhe u futa në punë dhe u përpoqa për gruan sepse ajo u bë shumë shumë keq. Kur kam shkuar një ditë nga puna në shtëpi, e gjeta në divan kishte marrë ngjyrë gri.

Në përpjekje për të ndihmuar bashkëshorten e tij, mjeku kërkoi 15 ditë leje për të qëndruar me të. së bashku, organizuan një udhëtim në Maqedoni ku të dy mbështesnin njëri-tjetrin, teksa sytë i kishin drejt djalit të tyre.