“E ke vëllain gjallë” Gjyshja më rrëfeu mëkatin që kishte bërë, më la amanet: Para se të iki nga kjo botë do ta them ty

522
0

Rubrika “Ka një Mesazh për ty” na çoi sot në tre qytete të ndryshme. Në dyert e rubrikës trokiti një zonjë me emrin Edlira e cila rrëfeu një histori familjare të dhimbshme dhe misterioze.Ajo beson se ka gjetur vëllain e saj për të cilin mjekët thanë se ka vdekur 50 vite më parë. Por si? Dhe këtu del në skenë Kleidi, i cili ka të njëjtën moshë të përafërt me vëllain e Edlirës dhe i lindur në të njëjtin qytet ku jetojnë prindërit e Edlirës. Ai është në kërkim të nënës biologjike. Ndërkohë disa dokumente të tjera na çojnë drejt qytetit të Beratit ku një zonjë me emrin Shpresa është në kërkim të djalit të saj që ka braktisur vite më parë.Pra janë 3 qytete, 4 histori, 5 personazhe dhe vetëm 1 e vërtetë e madhe që do të dalë përmes testit të ADN-së. Dhe për këtë “Ka një Mesazh Për Ty” ka trokitur në dyert e Forensics Center Albania dhe zoti Xhevahir Çeloaliaj ndodhej me ekipin e tij për të kryer testet e ADN-së.Së pari, “Ka Një Mesazh Për Ty” u nis drejt Fierit. Atje ndodhet Edlira e cila është iniciatorja e gjithë kësaj historie. Ajo rrëfeu të gjithë historinë si mori vesh se ka një vëlla. Dhe gjithçka ndodhi 15 vite më parë kur gjyshja e saj i la një amanet.

Edlira: Para 15 vitesh nëna e babit më tha që unë kam bërë një mëkat, para se të iki nga kjo botë do ta them ty tha ajo se kam…

Ardit Gjebrea: Ti ishe vetëm me gjyshen?

Edlira: Vetëm, vetëm. Mami jot tha ka lindur në shtëpi një djalë dhe në gjendje normale e çuam në Berat. Aty kam shënuar unë tha ajo që ta linim fëmijën.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Edlira: Po edhe nga gjendja ekonomike se babi i mbante ato se gjyshi kishte vdekur shpejt. Mbante xhaxhanë.

Ardit Gjebrea: Mami me babin sa fëmijë kishin?

Edlira: Dy. Pa lindur ne binjakët.

Ardit Gjebrea: Atëherë, mami dhe babi kishin dy fëmijë. Vjen në jetë edhe një i tretë?

Edlira: Po.

Ardit Gjebrea: Ju ku jetonit, në Urën Vajgurore?

Edlira: Po në Çiflig të Urës Vajgurore.

Ardit Gjebrea: Dhe e çon në Berat?

Edlira: Ndenji 5 ditë mami. Fëmija ishte normal, 3 kile e gjysmë. Infermieret vinin dhe i thonin, ti i ke dy çuna, ç’i do. Tha mami vërtetë dy kam, dhe i treti më duhet çun. Pas pesë ditësh tha mamaja më thanë që gjoja ka ndërruar jetë.

Ardit Gjebrea: Mami e pa ndonjëherë trupin e këtij fëmije që kishte ndërruar jetë?

Edlira: Jo nuk e parë. Ka ardhur gjyshja aty dhe gjyshja ka firmosur. Unë zbrita tha ajo me kushërirën.

Ardit Gjebrea: A ka firmosur gjyshja?

Edlira: Gjyshja.

Ardit Gjebrea: Dhe këtu përfundon historia e mamit?

Edlira: Përfundon historia e mamit.

Ardit Gjebrea: Tani gjyshja në momentet e fundit para vdekjes?

Edlira: Para 15 vjetësh më thotë një amanet…

Ardit Gjebrea: Ky fëmijë nuk ka vdekur…

Edlira: Nuk ka vdekur, është gjallë dhe kam firmosur unë. Kërkojeni, por jo tani pas vdekjes sime, të kalojnë 40 ditë. Pas 40 ditësh, tha ajo.

Ardit Gjebrea: Ti e tregove pas 40 ditësh?

Edlira: Jo.

Ardit Gjebrea: Pse?

Edlira: Kisha problemet e mia në Berat me familjen, se unë burrin e mora jetim, erdha në Fier. Nuk e hapa atë temë.