E kapi policin prej leckash! Veprimi i shefit që po komentohet shumë në rrjet (VIDEO)

1137
0

Një debat është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.

Ky i fundit akuzoi Lleshajn se po rrihte kot qytetarët, ndërsa ministri theksoi se është dora e zezë e opozitës që po shkakton këto ngjarje.

Ndërkohë, gjatë debatit ka ndërhyrë policia duke larguar Spahinë, por një moment, njëri prej tyre tentoi të largojë me kujdes.

Kjo nuk i ka pëlqyer shefit të tij, i cili e ka kapur prej krahu duke e shtyrë në drejtim të ish-deputetit.

Ky veprim ka marrë mjaft reagimë në rrjetet sociale, më shumë se sa vetë debati mes dy politikanëve, i cili zhvillohet në një rrafsh politik.