E humbur që prej 9 vitesh/ Vjen lajmi i madh, ja çfarë ka ndodhur me Bleona Matën

2540
0

Historia e Bleona Matës do të rikthehet sërish mbrëmjen e sotme.

Kjo pasi një shqiptar nga Maqedonia do të japë dëshminë e tij se si ka takuar vogëlushen.

Për herë të parë, ai do të dalë me zë dhe figurë, për të rrëfyer mbi takimin që ka patur me vogëlushen e humbur që prej 9 vitesh.

Shqiptari nga Maqedonia thotë se Bleona është gjallë. Ai e ka takuar atë dhe madje e di se ku është vajza.

Detajet ai do t’i japë sonte në emisionin “Pa gjurmë”. Historia e Bleona Matës ka qenë prej vitesh një nga historitë që ka qenë në fokus të mediave.

Çfarë thoshte nëna e Bleonës?

Nëna e Bleona Matës kërkon ndihmën e institucioneve dhe thotë se nuk ka asnjë informacion nga autoritetet përkatëse. Bukurie Mata deklaron se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën në një makinë dhe i ka dërguar asaj foto.

Bukurija shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë. Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Matës është Londra.

Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Ky i fundit, sipas Bukurie Matës është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia.

Nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas, ka pasur edhe një kërkesë për lekë në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Për këtë rast ajo shprehet se ka vënë në dijeni edhe Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por se nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Bukurie Mata tha që përgjegjësinë për humbjen e vajzës së saj e kanë vetëm 5 vajzat e fshatit që ishin me Bleonën. Sipas saj ata e dinë se ku ndodhet Bleona Mata, ndërkohë që janë të lira dhe policia nuk po heton më për vajzën e saj.