Skip to content

E godet me shpullë në fytyrë/ Del VIDEO, si edukatorja në Tiranë dhunon fëmijën në kopësht..

    Ky është momenti kur një fëmijë i mitur dhunohet nga edukatorja e tij në ambientet e kopshtit privat “Gledis” në zonën e Astirit në Tiranë

    Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit, ku siç mund të shihet, ngjarja ndodh në prezencë të fëmijëve të tjerë.

    Fillimisht edukatorja 46-vjeçare, tashmë e identifikuar nga policia si Rudina Gërdani, shfaqet teksa i bën foto të miturit.

    Më pas ajo afrohet pranë tij dhe e godet me shpullë në fytyrë. I mituri shihet se më pas qëndron i trembur.