E gjithe bota merr lajmin e mire. Mjeket ne Spanje zbulojne trajtimin kunder koronavirusit

497
0

Një burrë, i cili ishte i prekur nga koronovirusi, thuhet të jetë shëruar me një trajtim që përdoret për pacientët me H IV.

Rasti është shënuar në spitalin Virgen del Rocio në Seville ku edhe po bëhet eksperimentimi i trajtimin kundër Covid-19. Në Spanjë rezulton të jenë 171 persona të infektuar me koronavirusin.

Sipas raportimeve, medikamenti ka shëruar një pacient 62-vjeçar Miguel Ángel Benítez, i cili ishte edhe rasti i parë i konfirmuar në vend sipas El Pais. Ekspertët thonë se ky medikament është përdorur kryesisht për të trajtuar personat me HIV dhe SIDA për më shumë se një dekadë.

Shef i repartit të sëmundjeve infektive në spitalin Ramón y Cajal të Madridit, Santiago Moreno, u shpreh se ‘SARS-CoV-2 është në disa aspekte shumë i ngjashëm me HIV’.

Ai u shpreh:

 ‘Rezultatet e deritanishme, sa i përket përdorjes së tij kundra koronavirusit, janë shpresëdhënëse.’

Gjithsesi, shkencëtarët spanjollë u shprehën se edhe pse rezultatet janë pozitive, kjo nuk do të thotë se ky medikament mund të funksionojë për të gjithë pacientët njëlloj.