Skip to content

“E futën me forcë në makinë dhe e çuan në një shtëpi të braktisur”, zbulohet kush ishte personi që u mor peng në Tiranë

    Dalin detaje të reja në lidhje me pengmarrjen e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

    Mësohet se në pranga janë vënë 5 persona, Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli.

    Burime nga grupi hetimor thonë se personi i marrë peng është Edvar Agalliu. Nga hetimet, por edhe nga deklarimet e të arrestuarve ka rezultuar se Agalliu ka pasur një lidhje intime me Nikoleta Begovi, e cila për këtë lidhje ka vënë në dijeni bashkëjetuesin e saj, Sulejman Sina.

    Më pas, ky i fundit së bashku me Klinton Sina dhe Idajet Mashollari e kanë marrë atë forcërisht në automjetin e tyre dhe e kanë dërguar në fshatin Kakunjë, Baldushk, në një banesë të braktisur duke e mbajtur të lidhur ku e kanë kërcënuar që t’iu dorëzonte 20 milionë lekë të vjetra.

    Edhe pas arrestimin, në polici ata kanë mbajtur po të njëjtin version se Agalliu kishte ngacmuar bashkëjetuesen e njërit prej tyre.