E fundit/ Tërhiqet qeveria britanike: Nuk do të ketë pasaporta vaksinimi

199
0

Qeveria ne Britanine e Madhe është tërhequr nga planet për pasaportën e vaksinimit kundër koronavirusit.

Sekretari për Shëndetin, Sajid Javid tha për BBC se nuk do të ketë një vendim të tillë. “Jam i lumtur të them se planet tona nuk do të vijojnë më tej”, shtoi ai.

Qeveria britanike kishte parashikuar të prezantonte pasaportën Covid këtë muaj, duke e bërë të detyrueshme posedimin e saj për të hyrë në klubet e natës apo evente të tjera me shumë njerëz, raporton newsbomb.al.

Një studim i publikuar pak ditë më parë, ngrinte shqetësimin se prezantimi i pasaportës Covid mund të demoralizonte edhe më tepër njerëzit për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.