E fundit/ Arrestohet ish ministri me urdher te SPAK

93
0

Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar me urdhër të SPAK. 

Burimet bëjnë me dije se arrestimi ka lidhje me dosjen e inceneratorëve të denoncuar nga LSI.

Bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës. 

Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit 2013 – 2017 ndërsa për 2017 – 2021 ka qenë deputet i PS-së.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 Lefter Koka fitoi mandatin si deputet i Durrësit por hoqi dorë nga ky mandat.

Më 21 tetor 2021 Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI dorëzoi në SPAK kallëzimin për inceneratorin e Fierit.

Në padinë e LSI, shkruhej se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka (ministër nga radhët e LSI), ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.