E FUNDIT/ Plas te PD, vjen paralajmërimi i fortë pak dite para zgjedhjes së kryetarit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka bërë një deklaratë të fortë , teksa kërkoi që të konfiskohet çdo pasuri e paligjshme e të gjithë politikanëve, duke filluar nga ai vetë dhe më tej deri te çdo ish-President, Kryeministër, etj.

Nishani, i cili tashmë mban detyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar në PD, e bëri këtë deklaratë në një takim me demokratët e Matit, aty ku kishte shkuar së bashku me kandidaten për kryetare të PD-së, Edith Harxhi.

“Një muaj fushatë nuk folëm dhe deno.ncuam me dhjetëra raste korrupsioni dhe hajdutërie, nuk folëm. Cfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; vetting, hetim dhe konfiskim i cdo luge dhe piruni që ke t’i ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite.

Dhe jo vetëm këta që janë atje, por cfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër deputet, cfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum.

Në krah të Edith Harxhit, Nishani rrëfeu edhe disa nga prapaskenat e funksionimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë të PD-së duke akuzuar Lulzim Bashën për intriga.

“Isha përfshirë në atë komisionin e seleksionimit të kandidatëve për deputetë. E pranova me idenë që ca pakënaqësi që mund të dalin aty, jo për të marrë përgjegjësi por për t’ja hequr Lulzim Bashës ca përgjegjësi.

Thashë më mirë, t’u ngelë hatri me Bujarin sesa me Lulzim Bashën, pasi do të udhëhiqte fushatën” tha ai.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.