Skip to content

E fundit/ Pas një jave konsultimesh, Italia me nje qeveri të re

    Forcat politike të mazhorancës italiane nuk arritën kompromis për të rinovuar koalicionin qeverisës.

    Pas një jave konsultimesh që përfshinë atë vetë dhe kryetarin e dhomës së ulët të parlamentit, presidenti Sergio Mattarella ftoi palët të reflektojnë shpejt ose ta çojnë vendin në zgjedhje.

    Kreu i shtetit theksoi se në një kohë krize shëndetësore siç po paraqet pandemia e kovidit-19, zgjedhjet e reja janë alternativa më pak e preferuar e tij.

    “Mos harroni se nga dita që shpërndahet parlamenti, duhet të kalojnë 60 ditë dhe 20 të tjera do të marrë parlamenti i ri, që pastaj do duhet të zgjedhë kryesinë, qeveria do duhet të marrë besimin e të dyja dhomave dhe të organizohet. Në 2013-n ky proces zgjati katër muaj, në 2018-ën, 5 muaj, ndërsa sot flasim për një moment vendimtar.”

    Presidenti Mattarella sugjeroi krijimin e një qeverie të profilit të lartë.

    Presidenca italiane paralajmëroi një takim me ish-shefin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi, që raportohet se mund të marrë mandatin për ekzekutivin.

    Dragi është figurë teknike që ka mbështetjen e partisë “Italia Viva”, kushtëzueses së koalicionit, ndërkohë grupimi më i madh, “Lëvizja 5 Yjet”, këmbëngul te një qeveri politike që do të kishte në krye për herë të tretë, kryeministrin Xhuzepe Konte.

    Opozitarët e “Forca Italia”-s thanë se edhe ata do e vlerësonin zgjedhjen e Dragit për kryeministër.

    E fundit/ Presidenti i Republikës Sergio Mattarella i ka dhënë detyrën Mario Draghit të formojë një qeveri të re dhe Draghi ka pranuar “me rezervë”. Pas intervistës, e cila zgjati një orë e dhjetë minuta, midis Kreut të Shtetit dhe ish-presidentit të BQE-së, ishte sekretari i përgjithshëm i presidencës së Republikës Ugo Zampetti ai që e raportoi atë, duke shtuar se Draghi do të flasë për shtypin së shpejti