E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjenden të vdekura dy vajza brenda…

4700
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku dy vajza ukrainase janë gjetur pa shenja jete në banesë. 

Autoritetet policore raportojnë se viktimat janë shtetaset ukrainase Antonina Kozachenko, 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova, 40 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, tek “Selvia”. 

Dy ukraines janë gjetur pa shenja jete nga shoqja e tyre e dhomës. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se dy vajzat kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike. 

Policia bën me dije se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.