Skip to content

Ndërron jetë pas një operacioni në Tiranë biznesmeni italian, merren në hetim dy mjekë

    Një sipërmarrës italian 54-vjeçar, pas viteve të përpjekjeve të dështuara për të humbur peshë, ndërroi jetë më 22 dhjetor në Shqipëri, pas një operacioni për ngushtimin e stomakut. Lajmin e raportoi Corriere della Sera.

    Familja e tij denoncon se procedurat e standardizuara për kirurgjinë e obezitetit nuk u respektuan: nuk kishte vlerësim multidisiplinar, përgatitje dietike paraprake apo teste të plotë para operacionit. Pacienti, i diagnostikuar me diabet tip II dhe me peshë 108 kilogramë, kishte marrë vetëm udhëzimin të mos ushqehej natën para ndërhyrjes.

    Sipas denoncimit, ditën pas operacionit situata përkeqësohej: temperatura dhe vështirësitë në frymëmarrje u rritën, ndërsa trajtimi me antibiotik u vonua. Më 22 dhjetor, ai pësoi arrest kardiak dhe vdiq në spital, ndërsa familja mbetet pa përgjigje mbi shkakun e vdekjes.

    Prokuroria e Padovës ka marrë si të dyshuar kirurgun dhe dietisten përgjegjës për operacionin, ndërsa autopsia do të kryhet së shpejti. Familjarët kërkojnë vetëm të kuptojnë pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi.