E FUNDIT/ MSH: Shqipëria shkon në 89 te prekur, për 24 orë shtohen 13 raste të reja

1430
0

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e reja për situatën ne Shqiperi.

Shqipëria shkon në 89 raste me koronavirus, për 24 orë shtohen 13 të prekur

Deklarata e plotë

Ministria e Shëndetësisë: 13 raste të reja, shkon në 89 numri i të prekurve

Tre pacientët e parë lënë spitalin, por shkon në 43 numri i të shtruarve në Infektiv

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën në Shqipëri

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja :
– 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, 89 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • • Tiranë 63 qytetarë
  • • Durrës 6 qytetarë
  • • Lushnje 2 qytetarë
  • • Elbasan 2 qytetarë
  • • Fier 8 qytetarë
  • • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • • Kavajë 3 qytetarë
  • • Korçë 3 qytetarë