E fundit/ Këshilli Europian fut Shqipërinë në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm brenda unionit

379
0

Këshilli Europian përfshiu edhe Shqipërinë në listën e vendeve të cilat u janë hequr kufizimet për të kryer udhëtime jo bazike drejt vendeve të unionit.

Lista do të rishihet pas dy javësh, thotë KE, që rekomandon vendet anëtare të heqin gradualisht kufizimet ndaj këtyre shteteve.

Përveç Shqipërisë, në këtë listë përfshihen Serbia, Maqedonia e Veriut, Australia, Japonia, Libani, Izraeli, Ruanda, Koreja e jugut, Singapori, Tajlanda, Shtetet e Bashkuara, si dhe për Hong-Kongun dhe Makaun.

Në listë gjithashtu janë futur edhe shtetet e zonës Shengen që nuk janë pjesë e unionit, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, si dhe banorët e Andorrës, Monakosë, San Marinos dhe Vatikanit.