E fundit / Ja kur rihapen linjat ajrore nga Italia drejt Shqipërise pa asnje kufizim

3090
0

Në Itali, pas hapjes fillestare më 3 qershor të kufijve tokësorë me vendet europiane, nga dita e martë 16 qershor nisin fluturimet nga Italia drejt Shqiperise sipas agjencise Ansa.

Sic thuhet dhe ne dekretin e fundit te qeverise italiane: Nga 16 qershori 2020 do të jetë e mundur të udhëtoni lirshëm në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi. Ju mund ta lexoni atë në draftin e Dekreti i Kryeministrit (Dpcm). “Ata nuk i nënshtrohen ndonjë kufizimi”

Dy kompani të ndryshme private do operojnë gjatë sezonit veror nga Shqipëria, ndërkohë që gjiganti shtetëror “Alitalia” ka lajmëruar se fluturimet për destinacionet e huaja nisin në korrik.