E fundit/ Ish-ministri i Brendshëm socialist President i ri? Del emri nga…

1511
0

Ish-ministri i Brendshëm i vitit 1991, Gramoz Ruçi është “xhaketa e vjetër” socialiste që synon të bëhet President i Republikës.
Së fundmi Ruçi ka gjetur mbështetjen e deputetit të PS-së, Etjen Xhafaj i cili tha se Gramozi është një figurë shumë e mirë për t’u zgjedhur në krye të shtetit.

“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi”, tha deputeti Xhafaj. I pyetur nëse emri i Gramoz Ruçit mund të sillte një reagim të ashpër të opozitës, Xhafaj tha se: “Kjo çështje është e sqaruar një herë e mirë dhe nuk beson se është argument pasi Ruçi është një kandidat i mirë”