E FUNDIT/ Hakerat iranianë publikojne të dhënat e patentave të shqiptarëve, dhe paralajmerojne..

“Homeland Justice” nxjerr sërish të dhëna, kësaj herë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Me detaje, mbi 1000 faqe, me nga dhjetra secila ka të renditur: numrin e identifikimit; emrin; mbiemrin; atësinë; dita e lindjes; vendlindja; grupi i gjakut; e të tjera data që janë marrë nga servera të qeverisë.

Krahas dokumentit me dhjetra mijëra të dhëna, hackerat iranianë kanë nxjerrë dhe një paralajmërim me disa fjalë për qeverinë. “A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurinë e njerëzve tuaj.

Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?,”-shkruajnë hackerat iranianë.

Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. 

Më 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.