Skip to content

E fundit/ Berisha dhe Basha “përplasen” në godinën e PD

    Sali Berisha ka thirrur një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike për në orën 20:00.

    Ndërkohë, në godinën e kësaj partie ndodhet Lulzim Basha që mbledh në orën 20:00 kryesinë e partisë. Pritet te kete nje perplasje mes dy grupimeve.

    Basha gjate hyrjes ne seline blu tha se nuk e njeh referendumin e organizuar nga Berisha këtë të shtunë.

    I pyetur nga gazetarët se ka zëra që Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot.

    “Kjo është shtëpia e demokratëve dhe demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur.

    E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve, do të qëndrojmë me vetëdije për të gjithë gabimet e të shkuarës.