E fundit/ Autobusi i Unazës plot me pasagjere bie në Lanë, dalin pamjet shokuese (Video)

333
0

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Tiranë, ku një autobus i transportit urban ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Lanës.

Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërkohë që në autobusin e linjës së Unazës ka pasur shumë pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë Piramidës. Policia ka shkuar menjëherë dhe ka evakuuar pasagjerët, disa prej të cilëve me plagë të lehta. Mësohet së në aksident është përfshirë dhe një mjet tip Benz, i cili po ashtu ka rënë në Lanë dhe ndodhet poshtë autobusit.