E ftuara braktis studion në mes të emisionit live: Ç’është kjo pyetje Bieta? Nuk me pelqejne…

901
0

Blogerja e njohur shqiptare Adisa Gjomemo ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, nga ku tregoi gjithë eksperiencën dhe aventurat gjatë qendrimit në Oman.

Ajo zgjodhi të linte karrierën të Shqipëri për të shkuar pas bashkëshortit, duke u përshtatur me një kulturë tërësisht ndryshe.

E ndërsa Adisa pohoi se gjithë eksperiencën e qendrimit në Arabi e ka ndarë me ndjekësit e saj në kanalin e you tube, Bieta e pyeti për pagesat.

Pyetje kjo që si rrallëherë u prit me një reagim krejt ndryshe nga e ftuara.

“Mua nuk më pëlqejnë këto pyetjet me lekë, kështu që më mirë ta ndërpesim. A mund të largohem, sepse nuk më pëlqejnë këto pyetjët kështu… më fal Bieta me gjithë respektin për ty”, ishin këto fjalët e Adisës teksa u largua nga studio.

E habitur, Bieta vijoi me rrjedhën e programit, ndërsa e ftuara u rikthye në studio pas pak sekondash duke treguar se e gjitha ishte një lojë (prank)