Skip to content

E frikshme në Sarandë! Komisioneri pëson krizë epileptike, kandidati për deputet i jep ndihmën e parë

    Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.

    Në ato momente, aty gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë.

    Pas 10 minutash erdhi ambulanca e mori. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.