E frikshme ajo që ndodhi në Kukës, ariu del në rrugë dhe sulmon kuksianin, por ai

619
0

Ka qenë i pafat, por jo fatkeq një i ri nga Kukësi i cili eshte bere protagonist i një ngjarje të pazakontë dhe te frikshme që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës. Një ari ka dalë në mes të rrugës mëngjesin e sotëm, dhe ka sulmuar një 36-vjeçar.

Mësohet se shtetasi Shehap Dafku, nga fshati Brekie, është punëtor i hidrocentralit, dhe teksa po shtonte në punë në orën 6 të mëngjesit ka ndeshur ariun, i cili i ka dalë në rrugë rreth 100 m aftër segmentit Kukës-Shishtavec.

Nga sulmi, i riu ka pësuar dëmtime në trup dhe në një njërin sy. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Të shqetësuar nga rasti i ndodhur, banorët e zonës kërkojnë marrjen e masave, pasi arinjtë po bëhen rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve, si dhe u kanë dëmtuar kulturat bujqësore.