Puntata finale në emisionin e Renato Mekollit ishte e mbushur me surpriza, por edhe me deklarata të forta.
Françesko Tuku dhe Visarra Pirra ishin dy konkurrentët finalistë që u vunë në garë me njëri-tjetrin. Në fund, fitues i sezonit të dytë të “Hell’s Kitchen” u shpall Françesko Tuku.
Përpos çmimit, ai ka fituar një kontratë pune 1-vjeçare në restorantin që zotëron Renato Mekolli. Renato kishte ruajtur një të ftuar speciale për finalen e madhe; nënën e tij. Renato dhe nëna e tij janë emocionuar duke folur për të shkuarën, për vitet e vështira në emigracion por edhe për raportin e fortë që i lidh mes tyre.
Si të gjithë nënat edhe mamaja e Renatos nuk ngeli pa ia thënë publikisht të birit se mezi pret që ai të martohet e të ndërtojë familje. Shefi i kuzhinës zbuloi se ka një të dashur, por nuk e zbuloi emrin e saj.
“Nusja aty është, ti e di shumë mirë, mos themi emrin tani se po e thamë do të të vijë krushka”, i tha Renato të ëmës dhe ajo iu përgjigj se e mirëpret krushkën.