E dini sa raste të reja me koronavirus i regjistruan sot në Shqipëri? Nuk do ta besoni por eshte e vertete

490
0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,325 testime, kemi 123 të shëruar dhe nga të gjitha testimet janë vetem 6 raste të reja. Fatkeqësisht kemi 1 humbje jete në 24 orët e fundit dhe ai është një 70-vjeç nga Kolonja.  

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Maj 2021)

Raste të reja ditore        6

Të shëruar në 24 orë      123

Të shtruar në spitale      39

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,325