HomeNewsPolitike“E dini ç’ju...

“E dini ç’ju pret?” Braçe-opozitës: Pas bur gut ju pret …!

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe e ka nisur ditën e sotme me një apel për kundërshtarët politikë, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Përmes një mesazhi në “Instagram”, Braçe iu kërkon opozitarëve të reflektojnë për ndëshkimin që i pret pas këtij vendimi, si dhe të shohin pasuritë e atyre që i urdhërojnë.

Mesazhi i plotë i zv.kryeministrit Braçe:

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO! POR E KEQJA SU VJEN NGA NE! PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI! PREJ SAJ VJEN BURGU DHE PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM! Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori! Si thoni, “te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu? Si vijoni, “eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu? Si e mbyllni, “te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?


Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR. Jo per ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan! Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes! Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush. Ju, jo e jo!

Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij, askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe. Pra pa frike! Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin, tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni! Nga perballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne, pra pamundesoni votimet! #7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi perjete! Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI, nuk do ju ngelet me asgje, zero, duke nisur nga placka qe keni vene. A ja vlen? Une them jo! A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores? A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise? Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje, sa te pabarabarte jeni me ta dhe sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata! Dite te mire!

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.