Skip to content

E dhimbshme në Tiranë/ Ndërron jetë 12-vjeçari, po e dërgonin në spital për mjekim..

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një i mitur i moshës 12-vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga prindërit, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

    Sipas asaj që njofton policia i mituri ishte banues në Gurrë Petrelë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.