E dhimbshme! Ndahet nga jeta personaliteti i shquar shqiptar në Amerikë

646
0

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, fizikanti i shquar shqiptar Petrit Skënde.

Mësohet se Skënde ka ndërruar jetë me 20 shkurt në një institucion për të moshuarit në Westborough në SHBA pas një sëmudje të rëndë.

Kurse të shtunën e 23 shkurtit, iu dha lamtumira.

Skënde është një nga fizikanët më të shquar shqiptar, një shkenctar i kalibrit europian. Ai ishte specializuar për fizikë bërthamore dhe për rreth 20 vjet ka qenë nën/drejtor i Institutit të Fizikës bërthamore të Aplikuar.

Ai ka qenë për rreth 30 vjet profesor fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si edhe nën/kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë deri në vitin 1997, kur doli në pension.

Fizikanti ka dy djem të martuar në SHBA, ndërsa gruaja e tij Elisabeta, pas 40 vitesh martese me Petritin ndërroi jetë në 2010.