E dalloni hartën? Parashikimet e meterologëve nuk janë aspak të mira

615
0

Parashikimet e meterologëve nuk janë aspak të mira. Evropës i kthehen ditët e nxehta, por tashmë për një kohë më të gjatë.

Masat e nxehta dhe të thata nga shkretëtirat e Afrikës kanë mësyrë sërish drejt Evropës. Ndikimi i tyre është ndjerë mesditën e djeshme në Portugali, Spanjë, Francë dhe pjesën më të madhe të Mesdheut, ku termometri në mesditë ka shënuar vlera nga 38°C në mbi 40°C.

Temperaturat e larta do të zgjasë gjatë javës në disa zona specifike të Europës Jugore. Po edhe përtej muajit korrik, i nxehti të jetë përvëlues. Për disa ditë me radhë, pritet të vrojtohen temperatura përvëluese jo vetëm për Gadishullin Iberik, Francë apo rajonin e Mesdheut, por edhe në zonat qendrore të Europës dhe deri lart, në skajin verior të Europës.

Nga ky i nxehtë është prekur edhe Shqipëria, siç është para ditën e djeshme. Prej sot, parashikohet të përjetojmë ditë të nxehta dhe shumë të nxehta deri në fund të korrikut. Pavarësisht ndonjë shkëputje afatshkurtër, vala e të nxehtit jep sinjale të forta për një rikthim edhe në gusht./Gazeta Liberale