E çuam në shkollë, jo në luftë që të na e therin! Humb ndjenjat në protestë tezja e Martin Canit..

Prindër dhe të rinj protestuan sot para ministrisë së Arsimit, pas vrasjes së Martin Canit, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin publik.

14-vjeçari Martin Cani u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” ku të dy studionin.

Qytetarët kanë kërkuar sot dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

E pranishme në protestë ishte edhe tezja e Martinit.

Mes dhimbjes, tezja e të miturit u shpreh se e dërguan Martinin në shkollë dhe jo në luftë që ta therin.

“Duam drejtësi, drejtësia të shkojë në vend! E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin.  Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Por, për shkak të dhimbjes nga humbja e nipit të saj, që u godit me thikë në zemër, ajo humbi ndjenjat në protestë.

Tezja e 14-vjeçarit u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.