E bujshme/ Largohet Ben Blushi nga Top Channel, ja kush e merr drejtimin e televizionit

892
0

Me sa duket televizionet kanë nisur që tani ndryshimet për sezonin e ri që nis në shtator. Top Channel ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se spektakli i humorit “Portokalli” nuk do të jetë më pjesë e tij. 

Ndërkohë ndryshime rrënjësore mund të ndodhin edhe në bordin drejtues. Burime për “iconstyle.al” bëjnë të ditur se nga shtatori mendohet se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të Top Channel dhe në vendin e tij do të vijë Ledion Liço.

Ledioni prej kohësh është shkëputur nga ekrani. Ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV” dhe është gjithashtu producenti ekzekutiv i “Digitalb”. 

Nuk dihet nëse rikthimi i Ledionit në Top Channel do sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na mbetet të presim.