4.5 C
Tirana

E arrestojnë gabimisht, nuk do ta besoni çfarë fitoi ky shqiptar

Date:

Share:

Nuk do te mbahen mend fare ato dite pas hekurave me kete lajm te madh qe ai ka marre. Nje shqiptar beri burg nga janari i vitit 2014 deri në shtator 2015, plot 21 muaj në burg por me pas fitoi lirinë si dhe një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh nga shteti italian për burgosjen e padrejtë.

Protagonisti i historisë quhet Arjan Llanaj, qytetar shqiptar, 46 vjeç. Fitoi lirinë pas vendimit të gjykatës së Frosinones, ndërkohë që prokurori kishte kërkuar për të tetë vjet burg e 120 mijë euro gjobë. Ai nisi një tjetër betejë, në Gjykatën e Apelit në Romë, për t’iu njohur dëmet e pësuara nga një periudhë e gjatë pas hekurave, kaluar padrejtësisht.

Tani është kthyer në Shqipëri ku ka rinisur punën si shofer.

Aventura fatkeqe e Llanajt nisi kur u ndalua teksa ishte në drejtimin e një kamioni që transportonte një bllok mermeri me lartësi 2.85 metri e gjerësi 2.10.

Brenda masës së gurtë, por vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve që përdorën një vinç, u zbuluan 670 kile marijuanë.

Llanja gjithmonë këmbnguli se ishte pajtuar si shofer pa e ditur se cili ishte pajtuesi. Shpjegoi se kishte ndjekur udhëzimet, sipas të cilave ngarkesa, formalisht e destinuar për në Genova, u “devijua” për në Romë. Aty, me një teletonatë i kishin thënë ta shkarkonte në Ferentino. Në Ciociaria ngarkesa u interceptua nga policia. Vijuan pesë arrestime dhe dënimi për të gjithë. Llanaj u deklarua gjithmonë i pavetëdijshëm për mallin e transportuar.

Gjatë procesit, mbrojtja u mbështet te vetëm tri telefonatat që ishin bërë me shoferin që kishte qenë vetëm zgjedhja e tretë e bandës, pasi dy të parët që ishin zgjedhur kishin hequr dorë. Për më tepër, pikërisht për të treguar distancën midis organizatorëve të trafikut dhe shoferit ishin një seri epitetesh vulgare, të interceptuar nga përgjimet, me të cilët të arrestuarit i referoheshin shoferit. Duke folur për të, e tregonin si “ai i herës tjetër”dhe jo si “miku ynë”. Tjetër tregues, sipas mbrojtjes, të mosdijenisë së Llanajt për aktivitetin kriminal.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës...

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.