Certifikata e vaksinimit ne E-Albania, Bino: Vlen për të mos kryer karantinën si dhe..

440
0

Ekspertja e ISHP, Silva Bino zbuloi rreth kartës se vaksinimit, që tashmë është publikuar në e-Albania, Bino u shpreh se ajo tregon vetëm që je i mbrojtur dhe sipas rekomandimeve të OBSH, personi i vaksinuar nuk ka përse të kryejë karantinë.

“Karta e vaksinimit është njësoj si ajo që kemi pasur kur kemi qenë fëmijë apo ku jemi vaksinuar për sëmundje të tjera. Kjo kartë vaksinimi ka një funksion që tregon se je i mbrojtur dhe funksioni i vetëm administrativ, në bazë të rekomandimit të CDC dhe OBSH është që personat që janë plotësisht të vaksinuar nuk kanë pse të kryejnë karantinë”, përfundoi Bino.