Kërkohet punëtor me rrogë 1400 euro në muaj, por nuk gjendet asnjë që të jetë i gatshëm që të punojë natën.
Historia vjen nga Reschigliano di Campodarsego, provincë e Padova në Itali, ku një furrë buke, kërkon punonjës për përgatijen e bukës.
Prej kohësh në xham qëndron varur tabela “Kërkohet punëtor”, por të zotët e dyqanit Stefano Brigato dhe Guglielmo Peruzzo, nuk kanë arritur që ta gjejnë ende.
Ata thonë se bëhet fjalë për një punë me orar të plotë dhe me kontratë të rregullt, por shprehen se nuk po gjejnë dot punonjës, pasi askush nuk shprehet i gatshëm për të punuar natën.
Bëhet me dije se puna nis në orën 02.00 të natës dhe përfundon në 9 të mëngjesit. Pjesa më e madhe e procesit është automatik, por pavarësisht kësaj dhe rrogës së ofruar, vendi është ende bosh.
Për këtë arsye Stefano Brigato dhe Guglielmo Peruzzo, vendosën ta bëjnë rastin publik në media, në mënyrë që të mund të gjejnë punëtor për prodhimin e një produkti kaq jetik, siç është buka./noa/