Skip to content

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

    Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat e huaja u ndjenë në veriperëndim të qytetit të Sagaing me një thellësi prej 10 km, rreth orës 06:20 të kësaj të Premte.

    Ka raportime për dëme në infrastrukurë në Mianmar, por edhe në Bangkok (kryeqytetin e Tajlandës). Teksa banorët janë panikosur, shumë prej tyre kanë mbetur të lënduar. Kryeministrja tajlandeze Paetongtarn Shinawatra anulloi një vizitë zyrtare menjëherë pas kësaj situate emergjente.

    Tërmetet e mëparshme në Mianmar

    Tërmetet janë relativisht të zakonshme në Mianmar, ku 6 tërmete të forta me magnitudë 7 (të shkallës Rihter) e goditën midis viteve 1930 dhe 1956.

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 në kryeqytetin e lashtë Bagan në Mianmarin qendror vrau 3 persona në vitin 2016, duke rrëzuar edhe muret e tempullit historik.