Dy tërmete të forta godasin Turqinë njëri pas tjetrit, banorët dalin në rrugë

389
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter goditi provincën e Malatya në Turqinë lindore, njoftoi Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD).

Lëkundja ndodhi në orën 17:46, me orën lokale dhe kishte një thellësi prej 6.9 kilometra.

Pak minuta më vonë, në orën 16:49, lëkundja e parë pësoi një tërmet të dytë me magnitudë 4.7 ballë.

Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët të cilët kanë dalë në rrugë.

Ministri i Brendshëm Ali Gerliakaya njoftoi se autoritete po kryejnë hetime për dëme të mundshme.

Malatya u godit rëndë dhe pësoi dëme të rënda nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit të këtij vit, me qendër provincën fqinje Kahramanmaras.