Dy shqiptarët në Amerikë bëjnë gjestin human, u paguajnë borxhet banorëve në fshatin e tyre të lindjes

Dy emigrantë shqiptarë në SHBA kanë bërë një gjest shumë human, duke bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për Alfred Përgjonin dhe Admir Lufi, të cilët kanë paguar të gjitha borxhet e dyqanit në fshatin e tyre të lindjes Luf në Pukë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan si e morën këtë vendim pa e ditur shumën.

“Ideja ishte e të dyve, unë ja propozova Admirin. Në fakt kemi vite që kemi marrë pjesë në një fondacion që drejton bashkëudhëtari jonë Fran Gjoka. Me që është fshati nga ne vijmë dhe menduam t’i ndihmojmë, duke paguar të gjitha borxhet te që janë te i vetmi dyqan që është në fshat. Kanë mbetur diku 40-50 familje aty”, tha Alfredi.

Ne jemi nga një fshat që i njohim të gjitha familjet e fshatit. Megjithatë, vlen për tu vlerësuar shitësi, Vitor Ndocaj sepse nuk është e lehtë të japësh borxhe, kur e di që një person nuk ka për të të dhënë për ditë të tëra. Edhe bashkë me mikun tim Alfredit vendosëm që të bëjmë diçka ndryshe nga ditët e tjera. Edhe vendosëm pa e ditur se sa është shuma, dërguam një mikun tonë dhe kemi marrë listën, edhe duke hapur fletoren, duke bërë llogaritë, i shlyem”, tha Admiri.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.