Dy persona të zhdukur në Lushnjë! Nënat denoncojnë në polici: Vajza ka dy muaj që..

299
0

Dy persona janë raportuar të zhdukur nga familjarët e tyre në Lushnjë.

Një nënë ka denoncuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj 23-vjeçar. Ajo ka deklaruar se djali punon në Gjermani, por prej dy muajsh nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Po ashtu, një tjetër nënë ka denoncuar se vajza e saj 42-vjeçare është larguar nga banesa që nga muaji prill dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Informacioni i vetëm i saj është që vajza është nisur për në Tiranë për të punuar, por pa asnjë adresë.

Në Komisariatin e Lushnjës janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset: A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar; R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare”, njoftoi policia.

Nuk dihen pse këto dy persona i kanë humbur kontaktet me familjarët, ndërsa policia thotë se po punohet për gjetjen e tyre.