Dy aktorët e njohur turk bashkë në një film

325
0

Dy yjet e kinematografisë turke do të nisin xhirimet për filmin e tyre më të fundit. Hande Erçel dhe Baris Arduç, emra të njohur edhe për publikun shqiptar, do të sjellin në jetë rolin e “Asli” dhe “Ege” , në filmin e titulluar “Një dashuri tjetër”. Dyshja aktron për herë të parë krah njëri-tjetrit në këtë komedi romantike.

Sipas mediave turke filmi është shkuar nga Ceylan Naz, ndërkohë që në karrigen e regjisorit do të jetë Engin Erden, i cili ka bërë edhe filmat më të njohur të fushatës së fundit reklamuese të Bariș Arduç.

Në film është historia e Ege-s dhe Asli-t, familjet e të cilëve bëjnë biznes së bashku duke bërë të mundur ritakimin e dy të rinjve që nuk janë parë që prej fëmijërisë së tyre.

Nga njëra anë qëndron karizmatiku Ege që shfrytëzon paratë e familjes së tij për të bërë një jetë aventuriere dhe nga ana tjetër Asli, një vajzë e cila lufton për familjen e saj dhe për mbarëvajtjen e biznesit të tyre. Gjithashtu thuhet se kasti i filmit është ende i paplotësuar.