Durrësi nuk gjen rehat, pas tërmetit tani përballet me një tjetër problem

1888
0

Banorët e banesava të dëmtuara në Durrës tani duhet të përballen me një tjetër problem krahas dëmeve të pësuara.

Policia ka arrestuar një 42 vjeçar në Durrës, i cili u kap në flagrancë teksa po tentonte të kryente vjedhje në banesat e braktisura për shkak të tërmetit.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës”- njofton policia.

Mjaft prej banorëve të pallatave të dëmtuara janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, të cilat tashmë po bien pre e vjedhjeve.

Njoftimi i policisë

Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së Policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.