Skip to content

‘Dukesh si katunaret kur vijnë në Tiranë’ , ja si i kthehet Alketa komentueses

    Prej kohësh prezantuesja Alketa Vejsiu është në qendër të mediave rozë.

    Pasi përfundoi Festivalin e RTSH, ajo ka zgjedhur të shkojë disa ditë me pushime në Miami, Florida, ku edhe aty nuk i ka munguar vëmendja.

    Alketa ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke kërcyer këngën ‘Despacito’ në një jaht dhe shkruan se kjo është kënga e saj e preferuar.

    Mes shumë komenteve, Alketa ka dalluar komentin e një ndjekëse e cila bën një krahasim. ‘Tamam si katunaret kur vinin në Tiranë në fillim një foto te 15 katshi dhe në motorr në qender kshtu po më dukesh e lumtur hahahah’, shkruan ndjekësja.

    Ndërsa Alketa i është kthyer me shumë sportivitet, duke iu përgjigjur: ‘Hahaha fiksss’.