Duke filluar nga nesër, ja cfare ndryshon per levizjet e qytetareve dhe mjeteve

567
0

Ashtu siç është njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, duke filluar nga nesër do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.

Gjithashtu është planifikuar që brenda qarqeve automjetet do të lëvizin pa autorizim, nga ora 05:00 deri në 17:30.


Nga nesër ndryshon edhe mënyra e karantinimit të të riatdhesuarve, pasi të gjithë ata që do të kthehen në shtëpi do të vetëkarantinohen në banesat e tyre.

Vetëm 6 rrethe kanë mbetur në zonën e kuqe sepse kanë rrezikshëmri përhapje të virusit, me Tiranën, Fierin, Durrësin, Shkodrën, Kurbinin dhe Krujën që do të duhet të jenë të paktën edhe këtë javë nën izolim, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë mund të lëvizë lirshëm deri në orën 21:00 të mbrëmjes.