Duka zbulon datën e propozuar për zgjedhjet lokale

155
0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në studion e misionit “Radari Informativ” më Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi bëri të ditura detaje nga takimi i sotëm me Presidentin Bajram Begaj.

Ai tha se u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.  Duka pohoi se në takimin me Begajn u propozua data 14 maj, si datë për zgjedhjet e lokale të 2023-it.

“I propozuam Presidentit datën 14 maj. Biseda u soll rreth këtyre çështjeve dhe Presidenti paraqiti gatishmërinë e tij për çdo problematikë që mund të hasim gjatë gjithë kohës”, tha Duka.