Duka: as ‘Arena Kombëtare’ as ‘Qemal Stafa’, ja si do të jetë emri i Stadiumit të ri në Tiranë

1260
0

Stadiumi i ri që po ndërtohet në Tiranë nuk do të quhet as ‘Arena Kombëtare’ as ‘Qemal Stafa’.

Emri i stadiumit të ri duket se do të dalë në shitje dhe do të vendoset nga ajo kompani private që fiton të drejtën, këtë e ka bërë me dije kreu i FSHF-së Armando Duka.

Duka këmbëngul se përfundimi i punimeve në ‘Arenën Kombëtare’ do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. I ftuar në ‘Intervista e Mbrëmjës’ në ‘Ora News’, Duka deklaroi se punimet po shkojnë në rrugën e duhur, ndërsa shtoi se emri do të shitet për arsyeje komerciale.

‘Punimet po shkojnë siç duhet. Jemi në dorën e fundit për përfundimin e projektit. Projekti është shumë i bukur. Do të jetë vërtetë një stadium shumë i bukur.

Stadium me kullë? Nga stadiumi nuk shihet kulla në fakt. Do të jetë shumë komod për spektatorët dhe nëse nuk do të ketë pengesa të tjera, brenda 2019 do të luajmë atje.

Emri i stadiumit?

‘Ai është një stadium i ri dhe ende nuk ka asnjë emër, as ‘Arena Kombëtare’ dhe as ‘Qemal Stafa’. Është një objekt i ri, një kompani në vete, me bashkëpronarë qeverinë shqiptare dhe FSHF-në, por që njëri bashkëpronarë nuk i ka dhënë kontributet e veta dhe duhet ta komercializojmë emrin e stadiumit. Përderisa Gjermania, një vend shumë më i zhvilluar se ne thotë ‘Allianz Arena’ për arsyeje komerciale nuk ka pse në Tiranë të mos ketë një emër komercial’, tha Duka.