Duhet të përgatitemi për më të keqen… Por Ministrja Manastirliu jep nje lajm te mire

225
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot e pranishme në ISHP, nga ku ka deklaruar se duhet pasur një strategji afatgjatë në përballimin e koronavirusit, dhe duhet investuar shumë në aspektin e gjurmimit të rasteve.

Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër.

Çfarë është e rëndësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik, tha Manastirliu.

Lajmi i mire eshte se së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare. Manastirliu tha se strategjia e përcaktuar nga ekspertët ka rezultuar e suksesshme deri tani, por që të vazhdojë të jetë e tillë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

Është shumë e rëndësishme në këtë fazë bashkëpunimi i qytetarëve. Është një strategji që ka rezultuar shumë efikase deri tani, por është një strategji që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Ne përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar për më të mirën. Dhe më e mira është në dorën tonë, është në dorën e gjithë qytetarëve, duke zbatuar masat. Do të vijojmë me komunikimin e riskut me qytetarët në mënyrë që ata, mbi të gjitha ata të dinë që nëse mbrohen vetë, sigurisht që mbrojtja e tyre individuale ndikon gjithashtu edhe në mbrojtjen e atyre që kanë afër, apeloi ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.