Skip to content

Dua mbrapsht lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit

    Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit! A di gjë njeri? Ju del juve? Më del një ekran i zi!

    Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :

    – Më është prish televizori


    – Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital


    – Më është prishur telekomanda


    – Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit


    – Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???


    – Dixhitalbi ka vendosur t’a bllokojë tv Klan të merret nga unë


    – Tv Klan më ka ekz orcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës

    Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për Tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera!

    Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato tv propagandistike që të sjellin zorët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizimit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!

    Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë! Apo varja!

    Aman më thoni se në qoftë halli im t’a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!