“Dritë në fund të tunelit”, Von der Leyen jep lajmin e mire: Ne fund te muajit do te filloje..

250
0

Kriza e pandemise ende nuk ka mbaruar dhe pasiguria vazhdon, por krejt ndryshe nga marsi, sot ne e dimë se ka një rrugëdalje dhe lajmi i mirë është se kemi mjetet për të luftuar virusin”.

Kështu u shpreh presidentja e Komisioni Evropian Ursula von der Leyen në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Unionit.

Von der Leyen shtoi se është e rëndësishme që komisioni të ketë mbyllur kontratat me gjashtë kompani farmaceutike dhe që vendet anëtare janë duke punuar në planet e vaksinave  dhe nëse gjithçka shkon mirë, para fundit të dhjetorit, qytetarët e parë evropianë mund të të vaksinohen.

Sipas von der Leyen në këtë krizë e rëndësishme është bashkëpunimi global, ku edhe një herë BE tregoi se është pranë vendeve që kanë nevojë, duke siguruar një mbështetje financiare prej  3.3 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, duke dërguar teste të shpejta apo aparatura mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.