Dritat “mistike” që ndriçuan qiellin gjatë tërmetit në Turqi, eksperti shpjegon fenomenin e cuditshëm

821
0

Pasi Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues në fillim të shkurtit, në internet u shfaqën video të dritave “mistike” që ndriçuan qiellin gjatë tërmetit.

Ndonëse në internet mund të gjendeshin shpjegime të ndryshme të këtij fenomeni, të dominuar nga mendimet e kuazi-analistëve dhe pseudoshkencëtarëve të shumtë, zyrtarët turq shpjeguan se rrufeja, apo dritat, nuk përfaqësojnë ndonjë fenomen të pazakontë.

Eksperti dhe drejtori i Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Orhan Tatar, e trajtoi këtë çështje gjatë një konference për shtyp dhe tha se fenomenet si rrufeja janë të zakonshme.

“Në një thellësi prej 8-9 kilometrash, korja e tokës thyhet dhe kjo ndodh gjatë fërkimit pllakave”, tha Tatar.

Për shkak të kësaj, shpjegon Tatari, “është normale që një masë e dendur drite, e ngjashme me një goditje rrufeje, të formohet përgjatë vijës ku thyhet korja me një efekt kaq të madh fërkimi”.

“Tërmeti shkaktoi shkatërrime të drejtpërdrejta në 10 provinca. Ne kemi llogaritur zonën e ndikimit prej 110 mijë kilometrash”, shpjegoi Tatari, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Turqia është goditur prej dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë prej 7.7 dhe 7.6 shkallës të Rihterit, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 40 mijë persona.