Drita te cuditshme ne qiejt e Kosoves dhe Maqedonise, eskperti sqaron cfare jane (VIDEO)

866
0

Diteve te fundit gjate nates jane pare disa drita ne qiell, duke shkaktuar kuriozitet por dhe shqetesim tek qytetaret.

Kjo gje e cila duket se eshte mundesuar nga ajri i paster, ka tërhequr vëmendjen qytetarëve rreth këtyre objekteve shihen shume rrallë.

Eksperti Milaim Rushiti, kryetar i Astronomy Outreach Kosova, tha për Televizionin klankosova se ditëve të fundit në objektivin e tyre po shihen satelitë te cilet udhëtojnë nëpër hapësirë edhe në mënyrë të mire organizuar.

“Diku rreth 30-40 të tillë brenda orës 21:00-22:00 po shihen duke udhëtuar. Këta trupa nuk janë ndonjë shqetësim pasi që janë vetëm satelitë artificialë e që në hapësirë e dimë se ekzistojnë mbi 4000”.

“Arsyeja pse ata po vërehen tani sipas mendimit tim, si profesor i astronomisë dhe si kryetar i klubit “Astronomy Outreach of Kosovo” që merremi ekskluzivisht me vrojtime mendojmë se këta trupa kanë filluar të vërehen pikërisht tani pasi mendojmë se shkaktar kryesor është pastërtia e ajrit, pasi nuk ka ndotje kohëve të fundit. Kështu si rrjedhojë ne po mund të vërejmë një stoli shumë të bukur të qiellit, pra këta satelitë artificialë që e përshkruajnë tokën në baza ditore. Gjatë vrojtimeve rol të madh luan edhe pastërtia e ajrit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.