Drini Zeqo përgënjeshtron largimin e BBV3 për arsye familjare. ‘Së shpejti njoftimi i dytë’!

206
0

Drini Zeqo ka reaguar për herë të parë pas daljes së papritur nga BBV.

Në njoftimin e bërë në faqen e tin zyrtare thuhet se si Drini, ashtu edhe familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Në fakt ka qenë vetë faqja zyrtare e BBV3 që ka bërë njoftimin zyrtar

Drini Zeqo largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”/ Shkak bëhet një urgjencë familjare

Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar sot nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mësohet se shkak bëhet një urgjencë familjare.

Lajmi është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.

‘Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur që të lërë shtëpinë e BBV-së. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar më të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim.’- ishte letra që lexoi Jul Deda brenda shtëpisë së BBV-së.

Banori, teksa lexonte zarfin e kuq tha se ‘Me largimin e Drinit i cili ishte edhe lideri i shtëpisë, duhet të zgjidhni një lider të ri. Në votim përfshihen edhe banorë të ri të shtëpisë.’